Sport

Ribashkohen katalanasit: Messi, Suarez dhe Busquets…

26 Shkurt 2022, 11:15 Nga DOSJA
Ribashkohen katalanasit: Messi, Suarez dhe Busquets…

SPANJE – Yjet e Barcelonës së dikurshme: Lionel Messi, Luis Suarez dhe Sergio Busquets po planifikojnë një të ardhme së bashku, të tre në një skuadër, për t’i dhënë fund karrierës.

Sipas mediave spanjolle, të tre lojtarët, ish-shokë skuadre te Barcelona, por tashmë të shpërndarë, kanë vendosur t’i japin fund karrierës së tyre, pikërisht në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

Të tre lojtarët dikur katalanas, por me kombësi të ndryshme, me sa duket kanë gjetur një akord me ekipin e Inter Miami për të nisur një aventurë të re, duke filluar nga sezoni 2023-2024.

Në fakt, si Messi ashtu edhe Suarez, e kanë shprehur këtë dëshirë edhe më herët, por këtij projekti me sa duket do t’i bashkohet edhe miku i tyre Sergio Busquets.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #busuqets barcelona messi mls suarez #busuqets barcelona messi mls suarez

Sondazh

Poll