Sport

Lampard sfidon Guardiolën: “City është në krye të Premier, por ne po luajmë për të fituar”

26 Shkurt 2022, 10:49 Nga DOSJA
Lampard sfidon Guardiolën: “City është në krye të

ANGLI – Duke folur në konferencën për shtyp, para ndeshjes kundër Manchester City, trajneri Frank Lampard tregoi besim të madh te Evertoni i tij:

“Skuadra po bën mirë, ata kanë besim dhe një mentalitet pozitiv. Ka arsye pse Manchester City është i pari në renditje dhe është skuadra më e mirë në Premier. Por duhet të shqetësohemi vetëm për veten dhe të marrim një rezultat pozitiv, me organizim dhe agresivitet.

Kam parë përparim te Evertoni, jemi gati për këtë provë shumë të rëndësishme. Guardiola? Dihet sa e kompletuar është skuadra që zbret në fushë, e kam fjalën pikërisht për përgatitjen e ndeshjes”.

Evertoni i Lampardit aktualisht është në vendin e gjashtëmbëdhjetë në renditje me vetëm 22 pikë, ndërsa Manchester City është i pari me 63 pikë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ashley cole i bashkohet frank lampardit te everton para ndeshjes ndaj manchester city trajneri i manchester city ashley cole i bashkohet frank lampardit te everton para ndeshjes ndaj manchester city trajneri i manchester city

Sondazh

Poll