Sport

Djokovic eliminohet në turneun e Dubait: nga e hëna, Medvedev numri 1 i ri i renditjes ATP

26 Shkurt 2022, 05:50 Nga DOSJA

EMIRATET E BASHKUARA – Novak Djokovic u eliminua në çerekfinalet e turneut Dubai “ATP 500”. Tenisti serb, i rikthyer në garë pas kaosit të “Australian Open”, u mposht 2-0 nga çeku Jiri Vesely, numri 123 ATP, pas dy setesh me rezultatin 6-4, 7-6.

Me këtë disfatë nga e hëna Djokoviç do të humbasë vendin e parë në renditjen ATP, vend të cilin tani do ta zërë Daniil Medvedev. Cilado qoftë rruga e tij në turneun e Akapulkos, nga e hëna, tenisti rus do të jetë numri 1 i 27-të në botë në historinë e ATP-së.

Djokovic abdikon nga froni pas një serie prej 86 javësh radhazi, që e çoi totalin në 361 fitore, një rekord në historinë e tenisit ndërkombëtar. Medvedev do të jetë tenisti i tretë rus që do të bëhet nr.1, pas Yevgeny Kafelnikov (1999) dhe Marat Safin (2000-01).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport djokovic abdikon nga froni medvedev do të jetë tenisti i tretë rus novak djokoviç numrit 1 të botës novak djokovic rusi daniil medvedev tenisti serb novak djokovic djokovic abdikon nga froni medvedev do të jetë tenisti i tretë rus novak djokoviç numrit 1 të botës novak djokovic rusi daniil medvedev tenisti serb novak djokovic

Sondazh

Poll