Sport

Sulmohet autobusi i skuadrës italiane nga tifozët kundërshtarë

26 Shkurt 2022, 10:55 Nga DOSJA
Sulmohet autobusi i skuadrës italiane nga tifozët

ITALI – Tifozët në shumë raste mund të kthehen edhe në protagonistë negative në stadium, por edhe jashtë impianteve. Kështu, ka ndodhur edhe me tifozët e Perugia, të cilët kanë sulmuar autobuzin e kundërshtarëve të Beneventos.

Teksa ekipi i Beneventos mbërriti në qytet, tifozët kanë goditur me gurë autobuzin duke e dëmtuar në pjesën e përparme. Për fat të mirë, shoferi i autobuzit ia doli të ruante kontrollin dhe doli nga situata e vështirë.

Sakaq, paniku “mbërthue” lojtarët e Beneventos të cilët u ndjenë të kërcënuar edhe pse bëhej fjalë për thjesht një ndeshje futbolli. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet në kërkim të autorëve ndërsa sigurisht është një gjest për t’u dënuar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #autobusi benevento itali perugia sulmi #autobusi benevento itali perugia sulmi

Sondazh

Poll