Sport

Milan dhe Inter, trendi me ‘gabime’, një asis për Napolin. I hapet oreksi edhe Juves…

26 Shkurt 2022, 10:11 Nga DOSJA
Milan dhe Inter, trendi me ‘gabime’, një asis për Napolin.

ITALI – Interi dhe Milani gabojnë sërish. Tani duhet parë nëse skuadrat që i ndjekin do t’i përshtaten këtij ritmi (siç ndodhi javën e kaluar), apo dikush do të përfitojë, duke i dhënë edhe më shumë erëza një kampionati gjithnjë e më të pasigurt. Mbi të gjithë Napoli, i cili nesër në mbrëmje, duke mposhtur Lazion do t’i bashkohej kuqezinjve në krye.

Interi nuk ka fituar që nga 22 janari, kur në “San Siro” kaloi Venecian 2-1 me një përmbysje, duke dhënë shenjat e para të ngadalësimit. Që atëherë, skuadra e Simone Inzaghit ka fituar vetëm dy pikë (në Napoli dhe në Genoa), duke humbur derbin me Milanin dhe, sërish në “San Siro”, humbi kundër Sassuolos. Në dy ndeshjet e fundit nuk ka arritur as të shënojë: nuk kishte ndodhur kjo që nga shkurti 2019.

Milani, pas humbjes 2-1 në shtëpi ndaj Spezias, që ka sjellë aq shumë polemika për shkak të gabimit të arbitrit Serra (goli i Messias i anuluar), rikuperuan pikë ndaj zikaltërve, duke barazuar me Juventusin, duke fituar derbin dhe duke mundur Sampdorian.

Në javën e fundit asnjë nga shtatë të parat në renditje, nuk kishte arritur të fitonte. Mesa duket tani do të shohim nëse këtë herë dikush do të mbetet prapa. Napoli i freskët nga eliminimi nga Europa League, po e pret një sfidë jo e lehtë në fushën e Lazios, por me një fitore mund të rrëmbejë vendin Milanit.

Juventus mund të shkurtojë distancën nga vendi i parë, i cili vetëm pak javë më parë dukej i paarritshëm. Bardhezinjtë do të luajnë në Empoli dhe me një sukses të mundshëm do të shkonin në -7 pikë (në pritje të rikuperimit të Interit ndaj Bolonjës).

Me pak fjalë, milanezët i dhanë një tjetër asis kundërshtarëve. Kush do të përfitojë prej tij?

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport forza milan interi bën një parakalim historik interi dhe milani forza milan interi bën një parakalim historik interi dhe milani

Sondazh

Poll