Sport

Bundesliga/ Baumgartner i siguron fitoren e tretë Hoffenheim, kësaj here ndaj Stuttgartit

26 Shkurt 2022, 06:19 Nga DOSJA

GJERMANI – Pas fitoren ndaj Bielefeld (2-0), më pas ndaj Wolfsburgut (2-1) në dy javët e fundit, Hoffenheim të premten ia doli të siguronte edhe fitoren e tretë ndaj Shtutgartit (2-1) në Bundesligë, duke u bërë një pretendent serioz, për të zënë një vend në Champions League.

Detyra për skuadrën e Sebastian Hoeness nuk ishte e lehtë, pasi pesë minuta nga përfundimi i kohës së rregullores, ishte në disavantazh, pas goli të Endo (58’).

Por austriaku Christoph Baumgartner ndryshoi tablonë e ndeshjes. Në minutën e 85-të, me një goditje plot nga e majta ai barazoi shifrat në 1-1, përpara se t’i jepte fitoren 2-1 skuadrës së tij në të 90-ën.

Ky ishte sukses i 12-të i Hoffenheimit në 24 ndeshje të këtij sezon, duke u renditur aktualisht në vendin e 4-t në Bundesligë, një pikë pas Bayer Leverkusen (3-ti), i cili pret Bielefeld të shtunën (15:30).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “futbollisti i sezonit” në bundesliga për edicionin 2020/21 austriaku christoph baumgartner hoffenheim në javën e 22-të të bundesligës në këtë sezon të bundesligas skuadrën e sebastian hoeness “futbollisti i sezonit” në bundesliga për edicionin 2020/21 austriaku christoph baumgartner hoffenheim në javën e 22-të të bundesligës në këtë sezon të bundesligas skuadrën e sebastian hoeness

Sondazh

Poll