Sport

Polonia vendos të mos luajë ndeshjen e saj ndaj Rusisë për “play-off”-in e Botërorit…

26 Shkurt 2022, 10:32 Nga DOSJA
Polonia vendos të mos luajë ndeshjen e saj ndaj Rusisë për

POLONI – Polonia ka refuzuar të luajë një ndeshje “play-off” të Kupës së Botës kundër Rusisë muajin e ardhshëm për shkak të pushtimit të Ukrainës, sipas Federatës Polake të Futbollit.

Presidenti i saj Cezary Kulesza, ka shkruar në Twitter: “Për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, kombëtarja polake nuk do të luajë ndeshjen kundër Rusisë”.

Kulesza tha se Federata Polake ishte në bisedime me homologët e saj suedezë dhe çekë në lidhje me ndeshjet e “play-off”-it, të planifikuara në mars për të zënë një vend për Kupën e Botës. Ai tha: “Nuk ka më fjalë, është koha për të vepruar.”

Ky është sanksioni i fundit sportiv i vendosur ndaj Rusisë pas sulmit. Më herët, finalja e Champions League është zhvendosur nga Shën Petersburgu në Paris nga UEFA, e cila është gjithashtu nën presion për t’i dhënë fund sponsorizimit nga gjigandi rus i energjisë “Gazprom”.

Manchester United ka hequr dorë nga kompania ajrore shtetërore ruse “Aeroflot” si sponsor.  Sakaq Formula 1 ka anuluar Çmimin e Madh të Rusisë dhe makinave të ekipit Haas F1 iu hoq logoja e sponsorit rus “Uralkali” në testimin parasezonal të premten.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport botërorin në “play-off” kundër rusisë për një vend në botërorin e ardhshëm “katar 2022” polonia ka refuzuar të luajë një ndeshje “play-off” të kupës së botës kundër rusisë polonia në mars do të luajë botërorin në “play-off” kundër rusisë për një vend në botërorin e ardhshëm “katar 2022” polonia ka refuzuar të luajë një ndeshje “play-off” të kupës së botës kundër rusisë polonia në mars do të luajë

Sondazh

Poll