Sport

E ardhmja e Kane e lidhur me Conten. Nëse trajneri largohet, ai do të kërkojë transferimin

26 Shkurt 2022, 11:11 Nga DOSJA
E ardhmja e Kane e lidhur me Conten. Nëse trajneri largohet, ai do të

ANGLI – E ardhmja e Harry Kane te Tottenham është e lidhur ngushtë me atë të trajnerit Antonio Conte, sipas “Daily Express”.

Kjo shpjegohet se faktin se sulmuesi i “Tre Luanëve” është treguar mjaft entuziast, që në momentin e parë të ardhjes së ish-trajnerit të Interit në krye të pankinës së Spursave, duke menduar se prania e tij do të siguronte një të ardhme më të mire të skuadrës nga Londra Veriore.

Intervista e disa ditëve më parë, ku trajneri italian la vend për të nënkuptuar një lamtumirë në fund të sezonit, nuk është pëlqyer nga Kane. Sipas zërave të tabloidit në fjalë, edhe sulmuesi mund të kërkojë sërish shitjen pas verës së kaluar.

Për “Daily Express”, nëse do të ndodhte kjo, do të luftonin tri skuadra për kartonin e tij: Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ‘allianz stadium’ të torinos 52-vjeçari antonio conte i tottenham harry kane te tottenham ndeshjen e së enjtes kundër tottenham hotspur ‘allianz stadium’ të torinos 52-vjeçari antonio conte i tottenham harry kane te tottenham ndeshjen e së enjtes kundër tottenham hotspur

Sondazh

Poll