Sport

Lojtari kërkon të braktisë futbollin për të shkuar në Ukrainë; Dua të luftoj, por…

25 Shkurt 2022, 18:41 Nga DOSJA
Lojtari kërkon të braktisë futbollin për të shkuar

UKRAINË– Kohët e fundit ka qenë një kohë e vështirë për ukrainasit, me Rusinë që filloi luftën duke pushtuar vendin këtë javë dhe shumë futbollistë në kampionatet më të mira të Europës janë prekur personalisht duke parë se çfarë po ndodh në atdheun e tyre.

Një prej tyre është mbrojtësi i majtë i Sporting Gijon, Vasyl Kravets, i cili është gati të shkojë në luftë për të ndihmuar vendin e tij. “Ata po vrasin njerëz, civilë, në spitale dhe për të gjithë është faji i presidentit rus Vladimir Putin.Ne jemi një vend që duam të jetojmë në paqe.

Ne nuk duam të sulmojmë askënd. Ne duam të jetojmë mirë dhe qetë.Të them të drejtën, dua të shkoj në luftë dhe të ndihmoj njerëzit e mi. Por nuk mund ta bëj sepse nuk di të qëlloj, të lëviz, apo të mbush armën. Por e vërteta është se unë dua të ndihmojë vendin tim.”

Familja e Kravets ka mbetur në Ukrainë dhe lojtari merr përditësime të rregullta nga ata që janë në atë vend.”Unë nuk fle fare,” shtoi Kravets. “Më thërret mamaja, dëgjon të shtëna, jam duke u stërvitur por mendoj për vendin dhe familjen time.Gruaja ime qan 10 herë në ditë.

Ata janë mirë, por janë të frikësuar për vdekje. Telefonoj dhe mundohem ti qetësojë. Më falënderojnë, por nuk mund të bëj asgjë. Më pas telefonoj sërish pas 30 minutash.Pothuajse të gjitha aeroportet janë të bllokuara. Nëse vendi im ka nevojë për të gjithë për të mbrojtur vendin, atëherë unë do të largohem. Do të flas me Sporting dhe do të largohem.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ukraine vasyl kravets ukraine vasyl kravets

Sondazh

Poll