Sport

Conference League/Altin Lala: “Të lumtur që organizojmë një kompeticion të tillë në Tiranë”

25 Shkurt 2022, 12:55 Nga DOSJA

ZVICER – Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/8-tave të UEFA Conference League, kompeticioni më i ri europian dhe që finalen e parë do ta zhvillojë në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Për këtë arsye, pjesë e shortit ishte edhe një legjendë e Kombëtares së Shqipërisë, si Altin Lala. Ish-mesfushori në një prononcim të shkurtër para se të niste “ankthi” i goglave, u shpreh i lumtur që një finale europiane do të luhet në Tiranë, ndërsa veçoi edhe tre skuadrat favorite sipas tij.

“Jemi shumë të lumtur që do të organizojmë një kompeticion të tillë në Tiranë. Europa Conference League, është një mundësi për skuadrat e vogla që të bëjnë mirë në këtë kompeticion të ri dhe të arrijnë suksese. Si favorite mendoj se Roma, Marseille dhe Leicester kanë diçka më shumë dhe mund të arrijnë larg”,- u shpreh Lala.

Ja dhe shorti i dalë nga goglat e përziera nga duart e mesfushorit kuqezi, Altin Lala:

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport altin lala finales së conference league mesfushorit kuqezi uefa conference league altin lala finales së conference league mesfushorit kuqezi uefa conference league

Sondazh

Poll