Sport

Europa League/ Përcaktohen çifte interesante në fazën tjetër të finaleve…

25 Shkurt 2022, 12:41 Nga DOSJA

ZVICER – Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së 1/8-ave finaleve të Europa League, ku përballë u vunë skuadrat fituese të fazës së grupeve, me ato të kualifikuara nga “play-off”-i.

Kështu, Barcelona që shihet si një prej pretendenteve për të fituar trofeun, do të ketë si kundërshtar të radhës skuadrën turke të Galatasarayit. Duke parë lojën e zhvilluar ndaj Napolit në “Maradona Stadium”, skuadra katalanase shihet si favorite në letër për t’u kualifikuar për në çerekfinale.

Sevilla, skuadra që e ka fituar shumë herë Europa League, do të ketë një sfidë me West Ham nga Premier League edhe kjo një përballje shumë tërheqëse. Ndërkohë që nuk do ta ketë të lehtë përballjen e saj Atalanta e Berat Gjimshitit. Skuadrën bergamaske e pret një sfidë italo-gjermane, pasi do të luajë kundër Bayer Leverkusen.

Ngjall interes në këtë fazë të Europa League edhe sfida mes Portos që eliminoi Lazion dhe Olympique të Lyonit. Çiftet e tjera që u përcaktuan në këtë short ishin Braga-Monaco, Betis-Eintracht Frankfurt, Rangers-Crvena Zvezda dhe Leipzig-Spartak Moskë. Ndeshjet e para të 1/8-ave të finaleve do të luhen në 9 dhe 10 mars, me Betis-Frankfurt që do të luhet në 9 mars, për të mos pasur përplasje me ndeshjet e Bragës dhe Sevillas, ndërsa ato të kthimit do të luhen në 17 mars.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport debutoi ne europa league eleminimi nga europa league shorti për europa league debutoi ne europa league eleminimi nga europa league shorti për europa league

Sondazh

Poll