Sport

Tenisti rus numri 1 i botës: “Kam emocione të përziera për luftën”

25 Shkurt 2022, 12:56 Nga DOSJA
Tenisti rus numri 1 i botës: “Kam emocione të përziera

RUSI – Tenisti rus, numri 1 i botës, Daniil Medvedev ka folur për luftën që nisi së fundmi në Ukrainë, vend i cili u sulmua nga shteti i tij. Ai thotë se tani e ka kuptuar se tenisi nuk është gjithçka, pasi në disa raste ka diçka më të madhe, më të rëndësishme se vetë sporti.

“Jam zgjuar duke përjetuar emocione të përziera. Në këtë pikë e kuptojmë se tenisi ndonjëherë nuk është aq i rëndësishëm”, – ka thënë tenisti rus, i cili së fundmi e mori kryesimin në renditjen e tenistëve më të mirë në botë.

Ai po merr pjesë në turneun e Acapulcos, por vëmendjen e ka tek atdheu i tij dhe nga Ukraina, të cilat po zhvillojnë luftë.

Sportistët nga mbarë bota e kanë akuzuar Rusinë për sulmin ushtarak ndaj Ukrainës dhe kanë kërkuar që të ndalet menjëherë lufta.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #lufta medvedev rusi tenis #lufta medvedev rusi tenis

Sondazh

Poll