Sport

Skënderbeu largon mallkimin e humbjeve, por barazimi me Vllazninë nuk e largon nga fundi

25 Shkurt 2022, 17:52 Nga DOSJA
Skënderbeu largon mallkimin e humbjeve, por barazimi me Vllazninë nuk

KORÇË– Pas 5 humbjeve radhazi në kampionat, Skënderbeu arrin që të marrë një pikë në sfidën kundër Vllaznisë, që hapi javën e 22-të të Superiores. Një takim që nisi mirë për korçarët të cilët shënuan në minutëne e 24′ me Nikaj.Në momentin më të mirë të Skëndërbeut, godet Vllaznia, që gjen golin e barazimit me Da Silvën, pas një gabimi të mbrojtësve korçarë.

Shkodranët nisin më mirë pjesën e dytë dhe përmbysin gjithçka kur Mustedanagic në minutën e 54′ shënoi golin e dytë për Vllazninë. Tensionohet sfida dhe kapiteni Zguro është gjithmonë protagonist. Rexhepi është sërish në lartësinë e duhur dhe i mohon golin Fjoart Jonuzit. Jurgen Vrapi fiton duelin me Zogovic dhe fiton një penallti në minutën e 77′ për Skënderbeun. Pas ndërhyrjes së VAR, gjyqtari Alla ndëshkon me karton të kuq portierin e Vllaznisë.

 

Zguro tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe ka sërish barazpeshë në Korçë. Skënderbeu kërkon të shfrytëzojë avantazhin numerik dhe hidhet në kërkim të golit të fitores. Edhe Vllaznia nuk pajtohet me këtë rezultat dhe mundohet të marrë maksimumin nga kjo sfidë. Pas 7 minutave shtesë, rezultati nuk ndryshon dhe të dyja skuadrat duhet të kënaqen me nga një pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport skenderbeu vllaznia skenderbeu vllaznia

Sondazh

Poll