Sport

Finalja e Champions League, për të tretin edicion zhvendoset! Ja njoftimi zyrtar…

25 Shkurt 2022, 11:22 Nga DOSJA
Finalja e Champions League, për të tretin edicion zhvendoset! Ja

ZVICER – Finalja e Champions League, më 28 maj, do të luhet në Paris, në “Stade de France”, ka bërë të ditur zyrtarisht UEFA në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv. Vendimi për të zhvendosur finalen nga “Gazprom Arena” në Shën Petersburg, është pasojë e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.

Për të tretin vit radhazi, finalja e Champions League ndryshon vendndodhjen: në vitin 2020 do të luhej në Stamboll, por për arsye të pandemisë, ajo u zhvendos për në Portugali, në Lisbonë.

Vitin e kaluar, përsëri për shkak të Covid-19, nuk u zhvillua në Stamboll, por kaloi sërish në Portugali, por në Oporto.

Këtë vit finalja e Champions League do të jetë në dorën e Francës, që të zëvendësojë Rusinë. Parisi nuk ka pritur finalet e këtij eventi që nga viti 2006. Ndërkohë që Franca mban presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, nuk është rastësi që Aleksandr Ceferin, presidenti i UEFA-s, orët e fundit kishte shkuar te Emmanuel Macron, presidenti francez, për të gjetur një marrëveshje.

“UEFA do të mbështesë plotësisht përpjekjet e shumë palëve për të siguruar lehtësim për futbollistët dhe familjet e tyre në Ukrainë, të cilët përballen me vuajtje të tmerrshme njerëzore, shkatërrime dhe zhvendosje. Në mbledhjen e sotme, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu, që klubet dhe ekipet kombëtare ruse dhe ukrainase që garojnë në garat e UEFA-s, do të duhet t’i luajnë lojërat e tyre në shtëpi në vende neutrale, deri në njoftimin e mëtejshëm. 

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur gjithashtu të mbetet në pritje për të thirrur mbledhje të tjera të jashtëzakonshme, në baza të rregullta kur është e nevojshme, për të rivlerësuar situatën ligjore dhe faktike, ndërsa zhvillohet dhe për të marrë vendime të mëtejshme nëse është e nevojshme,”- shprehet UEFA ndër të tjera në deklaratën e saj zyrtare.

B.T (Dosja.al) 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league deri tani ndryshimet ne champions league uefa champions league champions league deri tani ndryshimet ne champions league uefa champions league

Sondazh

Poll