Sport

Lufta në Ukrainë, Mihajlovic kujton bombardimet në Jugosllavi dhe lë konferencën në lot

25 Shkurt 2022, 18:09 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Mihajlovic kujton bombardimet në Jugosllavi dhe

ITALI- Seria A po përgatitet për javën e 27-të, por në mënyrë të pashmangshme mendimet dhe lutjet janë kthyer tek ajo që po ndodh në Ukrainë, ku tani ka qindra viktima, përfshirë civilë, nga bombardimet e ushtrisë ruse.

Në një konferencë për shtyp në prag të takimit kundër Salernitanës, trajneri i Bolonjës, Sinisa Mihajlovic kujtoi luftën në Jugosllavi që e përjetoi në vitet ’90. Megjithatë, trajneri serb papritmas e ndërpreu konferencën në mënyrë të dukshme dhe u shfaq i përlotur.

“Lexova një fjali që thoshte se të pasurit bëjnë luftë, por janë të varfërit ata që vdesin – thekson fillimisht Sinisa Mihajlovic, i cili më pas vazhdon. “Jam i bindur se lufta nuk mund dhe nuk duhet të jetë mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve. Më kujtohet kur ishte luftë në vendin tim, ne fituam Kupën e Evropës dhe kishte luftë. Pastaj kur fitova kampionatin me Lazion, ata ishin ende duke bombarduar. Këto janë problemet reale”.

 

STOP WAR#Mihajlovic pic.twitter.com/IIAdUJrgsK

— Francesco Livorti (@FrancescoLivo_) February 25, 2022

Një kujtim që ende dhemb: “Gjithmonë kam shpresuar që stërvitjet apo ndeshjet e mia të zgjasin 24 orë – tha trajneri- sepse vetëm në ato momente nuk mendoja për bombardimet dhe luftën. Vetëm në ato momente isha i lumtur. Ndonjëherë nuk dëgjoja prindërit e mi për javë të tëra, nuk e dija nëse ata ishin ende gjallë. Kur pashë avionët të largoheshin, thirra nënën time dhe i thashë të fshihej në bodrum”.

Në fund tekniku i Bolognës e mbyll: “Të gjithë duhet të përpiqemi të japim një kontribut dhe të shpresojmë që të përfundojë së shpejti”. Më pas tekniku u ndal papritur dhe u largua nga konferenca i përlotur.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bologna mihajlovic bologna mihajlovic

Sondazh

Poll