Sport

UEFA vendos: Rusi-Shqipëri në fushë asnjëanëse, opsioni i parë është Turqia…

25 Shkurt 2022, 10:49 Nga DOSJA
UEFA vendos: Rusi-Shqipëri në fushë asnjëanëse, opsioni

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në mbledhjen e tij të sotme ka vendosur ndër të tjera, që skuadrat ruse (klubet dhe kombëtarja) të mos kenë të drejtë të luajnë në Rusi. Ata duhet ta bëjnë këtë në terren neutral për të gjitha ndeshjet e UEFA-s.

E njëjta gjë vlen edhe për skuadrat ukrainase, të cilat për arsye sigurie për momentin, nuk mundet t’i zhvillojnë ndeshjet në vendin e tyre.

Brenda këtij konteksi, edhe Kombëtarja e Shqipërisë, nuk dihet se ku do ta zhvillojë ndeshjen e saj të 13 qershorit ndaj Rusisë, në kuadër të grupin B të Nations League. kjo do te vendoset midis dy federatave. Opsioni i parë me gjasa është Turqia.

Në këto momente pritet të zbardhen edhe vendimet zyrtare të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila ka filluar mbledhjen e saj në orën 10.00 të mëngjesit të sotëm.

B T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “uefa conferenca league” komiteti ekzekutiv i uefa-s “uefa conferenca league” komiteti ekzekutiv i uefa-s

Sondazh

Poll