Sport

Danylo Ignatenko, i vetmi ukrainas në Ligue 1, “shumë i prekur nga lufta në vendlindje”

25 Shkurt 2022, 14:05 Nga DOSJA
Danylo Ignatenko, i vetmi ukrainas në Ligue 1, “shumë i prekur

FRANCE Lojtari i vetëm ukrainas që luan këtë sezon në Ligue 1, Danylo Ignatenko po kalon periudhë të vështirë që nga e enjtja dhe pushtimi i vendit të tij nga ushtria ruse. Mesfushori 24-vjeçar i huazuar nga Shakhtar Donetsk deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje, është i detyruar të ndjekë situatën nga larg.

Ai është shumë i prekur,- tha trajneri i tij David Guion, këtë të premte në një konferencë për shtyp. – Ai mbërriti në stërvitje dje i përlotur. Familja e tij është atje, ajo duhej të mbërrinte këtu më 1 mars, fatkeqësisht nuk do të mund të vijë është e bllokuar”.

Në këtë kontekst delikat, klubi Bordeaux ka ndërmarrë hapa për të mbështetur rekrutin e tij të ri, gjendja psikologjike e të cilit monitorohet çdo mëngjes dhe pjesëmarrja e të cilit në ndeshjen e së dielës (15:00) ndaj Clermont mbetet e pasigurt.

“Ne folëm me të, i thashë se isha atje personalisht për ta mbështetur dhe se klubi ishte atje për ta mbrojtur atë, – vazhdoi Guion. – I kërkova të gjithë lojtarëve që t’i qëndrojnë shumë pranë, të jenë dashamirës ndaj tij dhe ta shoqëruar gjatë këtyre ditëve. Djemtë janë shumë të ndjeshëm ndaj kësaj situate. Ata e kanë kuptuar mesazhin tim”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport danylo ignatenko ish-trajneri i romës dhe aktualisht i shakhtar donetsk ligue 1 franceze në ligue 1 te paris sg shakhtar donetsk danylo ignatenko ish-trajneri i romës dhe aktualisht i shakhtar donetsk ligue 1 franceze në ligue 1 te paris sg shakhtar donetsk

Sondazh

Poll