Politike

Berisha apo Basha? Shkodranët zgjedhin të preferuarin, kë duan në krye të PD

24 Shkurt 2022, 22:12 Nga DOSJA
Berisha apo Basha? Shkodranët zgjedhin të preferuarin, kë duan

SHKODËR– Më shumë shkodranë do e votonin Partinë Demokratike nëse kryetar i saj do të ishte Sali Berisha (34,9%) sesa po të ishte Lulzim Basha (12,8%). Katër në pesë (80%) votues në Shkodër nuk do e votonin Partinë Demokratike nëse kryetar do të ishte Lulzim Basha. Tre në pesë (59,3%) zgjedhës shkodranë nuk do e votonin Partinë Demokratike nëse në krye të saj do të ishte Sali Berisha.

Anketa e Barometrit tregoi se thuajse 70% e qytetarëve shkodranë që në zgjedhjet e fundit votuan Partinë Demokratike, do e votonin atë përsëri nëse kryetar do ishte Sali Berisha. Një në katër (23,2%) votues të djathtë në Shkodër, do votonte Partinë Demokratike me në krye Lulzim Bashën.

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 12-18 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.

Marrë nga Euronews

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha partia demokratike sali berisha lulzim basha partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll