Aktualitet

Sulmi/ Ambasadori i Ukrainës: Lufta po ndodh! Viktimat janë civilë, duam ndihmë financiare

24 Shkurt 2022, 12:30 Nga DOSJA
Sulmi/ Ambasadori i Ukrainës: Lufta po ndodh! Viktimat janë

TIRANË– Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov dha një konferencë për shtyp në lidhje me sulmin rus ndaj vendit të tij. Pasi publikoi disa foto nga sulmi ai tha se hapësira ajrore e Ukrainës është zënë teksa po ndodh agresioni rus. Shkurov ka kërkuar sanksione të rrepta ndaj shtetit rus. Po ashtu ai është shprehur se ka bërë kërkesë për mbështetje financiare.

‘Sot natën Rusia ka kryer agresion ndaj Ukrainës. Bombardimet janë kryer mbi objekte ushtarake por edhe në qytete paqësore. Ky është akt lufte, sulm ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës. Sulm ndaj hartës së OKB. Është shpallur gjendje ushtarake në të gjithë territorin, është mbyllur hapësira veriore. Në kufijtë me Bjellorusinë dhe Rusinë po kryen luftime ushtarake. Janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Presidenti ka paraqitur ligjin për mobilizim të përgjithshëm ushtarak. Aktualisht mbështetjen zyrtare ndaj Ukrainës kanë shprehur Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministrja e jashtme, populli shqiptar në përgjithësi shpreh mbështetjen ndaj Ukrainës. Për këtë ju falënderoj. Ne nuk do ta dorëzojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë. Do ta mbrojmë Atdheun tonë me të gjithë mënyrat. Aktualisht në po bëjmë thirrje për sanksione të rrepta. Dhe diskutime direkte nga të gjitha organizata me ndikim ndaj agresorit rus. Kemi bërë një kërkesë për armatime. Kemi kërkuar nga Shqipëria benzine dhe lëndë të tjera djegëse”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, 8 viktima, 17 të zhdukur, Putin: Do e pësoni

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi volodymyr shkurov lufta ukraine-rusi volodymyr shkurov

Sondazh

Poll