Aktualitet

Merret peng i riu në Fier, dy vëllezërit e kërcënojnë me jetë për një orë dore, arrestohen

24 Shkurt 2022, 15:19 Nga DOSJA
Merret peng i riu në Fier, dy vëllezërit e

FIER– Një 22-vjeçar në Fier është marrë peng nga dy vëllezër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fier. Dy vëllezër, me inicialet I. A., 32 vjeç dhe E. A., 25 vjeç janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë marrë peng një të ri në Fier. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se të dy vëllezërit kanë rrëmbyer të riun me iniciale J.G. duke e kërcënuar për jetën. E gjithë arsyeja ka qenë vetëm një orë dore. Dy vëllezërit akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë Fier: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. A., 32 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, (vëllezër), banues në Roskovec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth një orë si edhe e kanë kanosur për jetën shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Roskovec. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy vellezer ne fier pengmarrje ne fier policia e fierit arrestohen dy vellezer ne fier pengmarrje ne fier policia e fierit

Sondazh

Poll