Aktualitet

DEKLARATAT/Basha: Të enjten do arrestohej një anëtar i PS, Ramës do ti çoj cigare në burg

24 Shkurt 2022, 12:08 Nga DOSJA
DEKLARATAT/Basha: Të enjten do arrestohej një anëtar i PS,

TIRANË- ‘Ramës do ti coj cigare në burg’-ishte përgjigjia e sotme e kryedemokratit Lulzim Basha pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Edi Rama në Komisionin e Inceneratorëve. (Rama përmendi Bashën, duke thënë se do të përfundonte në qeli). Ditën e sotme, pas daljes nga Kuvendi i Shqipërisë, Basha bëri disa akuza shumë të forta. Po ashtu, Basha deklaroi se në hetimet e Komisionit të Inceneratorëve kanë pasur ndihmë edhe nga socialistët, duke mos treguar emrat e këtyre të fundit. Duke qëndruar te socialistët, Basha zbuloi se të enjten e kaluar ishte planifikuar që të ndodhte arrestimi i një anëtari i Partisë Socialiste. Sipas burimeve të Bashës, të enjten e kaluar do kryhej ky arrestim por makina është kthyer pas, duke mos e çuar operacionin deri në fund. Ai i bëri thirrje drejtësisë se me të dhënat e Komisionit Hetimor tashmë ka indicie ligjore që SPAK të veprojë dhe të vendosë në pranga personat e përfshirë në këtë aferë. Një ditë pasi Komisioni Hetimor përfundoi punën për inceneratorët, Basha tha se PD do të ndërmarrë 2 hapa. E para është kallëzimi në nivele të tjera dhe e dyta është veprimi politik. Për hapat në vijim, Basha premtoi mediat se do ti mbajë të përditësuara.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Socialistët kanë bashkëpunuar me ne’! Nuk thotë emra, Basha: Na furnizuan me dokumente

‘Kur Luli të jetë në qeli…’/ Deklarata e Ramës, Basha: Do shkoj në burg t’i çoj cigare

DENONCIMI/ Basha: Të enjten e kaluar do arrestohej anëtari i PS-së, makina u kthye pas

E FORTË/ Basha: Mirel Mërtiri ka qënë anëtar i bandës së Aldo Bares, Rama i jep imunitet

Komisioni Hetimor përfundoi punën, Basha: PD do njekë 2 hapa të tjerë për incineratoret

Inceneratorët/ Basha: Ndonjëri nga ministrat brenda mund të jetë çuditur që s’është në burg

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll