Aktualitet

Drogë, ekstazi e thikë në shtëpi, arrestohet amerikanja në Sarandë

24 Shkurt 2022, 15:29 Nga DOSJA
Drogë, ekstazi e thikë në shtëpi, arrestohet amerikanja

SARANDË– Një 44-vjeçare me inicialet K. G., lindur në SHBA, banuese prej 3 vitesh në qytetin e Sarandës është vënënë pranga nga blutë e qytetit bregdetar. në njoftimin e Policisë bëhet me dije se në shtëpinë e 44-vjeçares janë gjetur dhe sekuestruar ënde narkotike e llojit ekstazi dhe një armë e ftohtë, thikë. Ajo akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë Sarandë:

Nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësinë Speciale Policore “Joint Shield”, si dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyra e Hetimeve Kriminale (DSS/OCI e Ambasadës Amerikane në Shqipëri), u bë arrestimi në flagrancë i shtetases K. G., 44 vjeçe, lindur në SHBA, banuese prej 3 vitesh në qytetin e Sarandës. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike ekstazi dhe një armë e ftohtë (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet amerikanja ne sarande policia e sarandes arrestohet amerikanja ne sarande policia e sarandes

Sondazh

Poll