Aktualitet

Basha: Dënojmë rusët, inceneratorët, vjedhja e madhe. PS: S’ka 430 mln €, me aleatët

24 Shkurt 2022, 09:06 Nga DOSJA
Basha: Dënojmë rusët, inceneratorët, vjedhja e madhe. PS:

TIRANË– Kryefjala e Kuvendit për ditën e sotme kanë qenë debatet në lidhje me inceneratorët dhe lufta që sapo ka nisur në Ukrainë, e cila po pushtohet nga Rusia. Maxhoranca u kujdes që të nxirrte të gjithë ministrat në foltore për të hedhur poshtë akuzat e bëra nga Opozita në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. 430 milionë euroshi sipas Partisë Socialiste është kostoja e shërbimit të mbledhjes së mbetjeve për 30 vitet e ardhshme e jo para që kanë dalë nga buxheti i shtetit. Po Opozita këmbëngul në versionin e saj.

Vetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se inceneratorët janë vjedhja më e madhe historike në vend, kurse ish-kryeministri Sali Berisha kishte një tjetër version. Sipas tij, afera korruptive ka një vlerë shumë më të lartë se ajo pqë rë cilën akuzohet maxhoranca deri më sot. Nga ana tjetër në Kuvend u rizgjodh për një mandat të dytë Gent Sejkon në funksionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Me 103 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i dha të drejtë Sejkos të drejtojë për një tjetër 7-vjeçar Bankën e Shqipërisë.

Edhe pse edhe në votimin e sotëm Kuvendi nuk arriti shumicën prej 84 votash, bazuar në ligjin për zgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLGJ kandidatët e përcaktur nga shorti janë automatikisht anëtarë të këtyre institucioneve. Ilir Rusi dhe Yllka Rupa do të jenë anëtarët që do të zëvendësojnë Maksim Çokun dhe Erjon Muharremajn në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ndërsa për KLP u zgjodh Mirela Bogdani. 

RENDI I DITËS:

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“O zemra, më keni hyrë në dhomën e gjumit”, replika të forta mes Ahmetajt dhe Sulës

Nuk siguruan 2/3 e votave, zgjidhen anëtarët e rinj në KLP dhe KLGJ

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë/ Parlamenti rizgjedh me 103 vota pro Gent Sejkon

Inceneratorët/ Balluku: Akuza e opozitës prej 430 milionë eurosh u shumëzua me zero

“Afera e inceneratorëve u bë qesharake”, Kryemadhi: Komisioni amnistoi skandalin

“Çela, Kovaçi dhe Shqopa po u bëjnë presion qytetarëve”, Berisha: Gjuajini me domate

Inceneratorët/ Salianji: Rama intimidon drejtësinë, drejtësia të bëjë detyrën

“Ra teoria e 430 milionë eurove”,Balla: Berisha antiamerikan, ikën kur flas unë

Replika Ahmetaj-Sula: Ke privatizuar në emër të kunatit, deputeti: I di bëmat e tua

Ukraina e sulmuar nga Rusia, Kryemadhi: Të kemi qëndrim serioz dhe të qartë

Tabaku:Nano të sjellë informacione për lëvizjet e Veliajt, Gjiknurit, Ahmetajt dhe Subashit

FT/ Kryemadhi ende nuk e ka marrë fjalën, ulet dhe bisedon kokë më kokë me Berishën

Manja-Berishës: Do nxjerr incizimin tënd kur mburreshe në qeveri për Skavicën

Berisha sulmon Manjën: Ke firmosur mbytjen e Peshkopisë, vetëm dibran nuk quhesh

Udhëtime me Zoton dhe Mërtirin? Ahmetaj: O zemra, s’kam dalë nga Shqipëria në 2019

Inceneratorët/ Manja: Sot në 2022 opozita ka aftësinë të kapë korrupsionin në vitin 2050

‘Paqja mori fundit!’/ Berisha: Putin dhe Rusia nisën luftën e tretë botërore

LUFTA/ Basha kërkoi reagimin e Qeverisë, Spiropali: I kemi marrë masat

Pushtimi i Ukrainës/ Basha: Shqipëria të mbajë qëndrim ndaj agresionit rus dhe Putin

Pushtimi i Ukrainës/ Mimi Kodheli: Erdha mbrëmë nga mbledhja në NATO, situata shqetësuese

KUVENDI/ Shehu kërkon NDRYSHIM rendi dite. Vasili: Pse nisëm një orë me vonesë?

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kuvendi i shqiperise seance plenare 24 shkurt 2022 kuvendi i shqiperise seance plenare 24 shkurt 2022

Sondazh

Poll