Aktualitet

U arrestua në hotel, lihet në burg kryeinspektorja Pulaj: Kam ndërhyrë kur shihja shkelje

24 Shkurt 2022, 16:01 Nga DOSJA
U arrestua në hotel, lihet në burg kryeinspektorja Pulaj: Kam

SARANDË– Romina Pulaj, kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë, e arrestuar dy ditë më parë është lënë në masën ‘arrest me burg’. Mësohet se masa e sigurisë është dhënë sot nga Gjykata e Sarandës. Ishte prokurori Kledian Llaho që e kërkoi këtë gjë dhe u aprovua nga gjyqtari Shkëlzen Licaj.

Avokatët mbrojtës Gjergji Imeraj dhe Agron Gurëbardha janë shprehur se objekti 7 katësh që ‘dogji’ Pulajn ishte me leje dhe se kryeinspektorja nuk kishte ndërhyrë. Vetë Pulaj nuk ka pranuar asnjë nga akuzat, por ka shtuar se ka ndërhyrë në projekte kur ka parë shkelje.

“Nuk është e vërtetë ajo për të cilën akuzohem, kam ndërhyrë kur kam parë shkelje,”- ka thënë Pulaj.

Në kërkim është shpallur dhe biznesmeni Pando Papuçi. Ai kishte disa muaj që po ndërtonte një pallat shtatë katësh pa leje në kodrinën e qytetit, ndërsa Pulaj kishte ‘mbyllur sytë’ por kontrollet bënë që ajo të arrestohej.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e sarandes romina pulaj gjykata e sarandes romina pulaj

Sondazh

Poll