Aktualitet

1.2 mln euro false, arrestohet një tjetër kamerunas, do merrte valixhen me para false

24 Shkurt 2022, 16:34 Nga DOSJA
1.2 mln euro false, arrestohet një tjetër kamerunas, do merrte

TIRANË– Një tjetër kamerunas është vënë në në pranga nga Policia e Tiranës pasi rezulton të jetë bashkëpunëtori i bashkatdhetarit të tij Josoue Ngankam, i cili u kap në Rinas me 1 mln euro false. Mësohet se bëhet fjalë për Nkeh Zinedine Fonge, i cili kishte arrdhur në vendin tonë nga pika kufitare e Muriqanit dhe kishte rezervuar një apartament në zonën e “Don Boskos”.

Sipas dëshmive të pronarëve të apartmentit ku ka qëndruar Nkeh Zinedine Fonge, ky i fundit do të kryente pagesat e më pas do të largohej nga aty. Autoritetet shqiptare ranë në gjurmët e Fonge pas vëzhgimit të telefonit të të arrestuarit të parë Ngankam dhe gjetën biseda mes tyre.

Josoue Ngankam rezulton që t’i ketë dërguar edhe foto nga avioni kamerunasit që ndodhej në Shqipëri për ta ifnormuar që ishte nisur nga Franca bashkë me valixhen. Këto gjëra kanë shtyn prokurorët shqiptarë të mendojnë se ai ishte njeriu që priste të merrte valixhen me 1.2 milionë euro.

Njoftimi i policisë Tiranë: Vijon operacioni policor i koduar “Lastra”. Shkon në 2 numri i të arrestuarve. Në kuadër të operacionit vihet në pranga shtetasi Z. N., 45 vjeç. Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “Lastra”, është arrestuar shtetasi J. N., 53 vjeç. Në vijim të operacionit policor të koduar “Lastra”, për goditjen e aktivitetit kriminal për falsifikimin e kartëmonedhave dhe tentativës për ti futur ato në vendin tonë, specialistët e për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:– Z. N., 45 vjeç, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. N., (arrestuar në flagrancë më datë 17.02.2022) dyshohet se kanë tentuar të fusin rreth 1 milion euro të falsifikuara në vendin tonë. Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet josoue ngankam nkeh zinedine fonge policia e tiranes josoue ngankam nkeh zinedine fonge policia e tiranes

Sondazh

Poll