Aktualitet

E mori për nuse dhe gati e çoi drejt vdekjes, kapet 35-vjeçari që dhunoi gruan greke

24 Shkurt 2022, 15:48 Nga DOSJA
E mori për nuse dhe gati e çoi drejt vdekjes, kapet

MAT– Një 35-vjeçar, banues në Klos është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij me inicialet A.V., me shtetësi greke. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i riu me inicialet T. S., ka rrahur bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar me jetë. Dhuna e vazhdueshme ka bërë që e shoqja të tentojë të vrasë veten duke konsumuar medikamente helmuese, por fatmirësisht ka mbijetuar. 35-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkaktim i vetëvrasjes”, mbetur në tentative.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi për jetën bashkëjetuesen e tij, kapet dhe ndalohet 35-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. S., 35 vjeç, banues në Klos, Mat pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur për jetën bashkëjetuesen tij A. V., (shtetase greke). Si pasojë e dhunës shtetasja A. V., ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar medikamente helmuese e cila po trajtohet me ndihmë mjekësore në spital në Tirane. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit T. S., i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkaktim i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35 vjecari ne klos burri rreh gruan ne klos policia e matit arrestohet 35 vjecari ne klos burri rreh gruan ne klos policia e matit

Sondazh

Poll