Aktualitet

‘Fati i lojërave’/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, ‘transformoi’ lokalin për baste

24 Shkurt 2022, 14:49 Nga DOSJA
‘Fati i lojërave’/ Arrestohet 40-vjeçari në

TIRANË– Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për ushtrim të veprimtarisë së lojërave të fatit. Personi me inicialet F.M, dyshohet se kishte ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit brenda në lokalin e tij, në rrugën “Pandi Dardha”. Pas arrestimit të tij, policia bëri sekuestron e një aparati celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

NJOFTIMI:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 3, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari, në ambientet e lokalit të tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, me anë të aparatit celular. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 40 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalin e tij, në rrugën “Pandi Dardha”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll