Aktualitet

PROTESTË para Kuvendit! Banorët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Mos na shembni shtëpitë

24 Shkurt 2022, 09:03 Nga DOSJA
PROTESTË para Kuvendit! Banorët kërkojnë lirimin e të

TIRANË– Banorët e katër lagjeve, Paskuqan, “5 maj”, Laprakë e Kodra e Priftit kanë protestuar edhe sot përballë Kuvendit kundër shembjes së banesave të tyre. Me megafon në duar, postera dhe thirrje, banorët kërkojnë që të takohen me kryeministrin dhe me deputetë të tjerë të Kuvendit për të gjetur një zgjidhje. Njëra prej protestueseve kërkoi të takohej personalisht me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla, për vetëm 30 sekonda. Ajo tha se nuk duhet të kenë frikë politikanët prej tyre pasi është besimtare paqësore. Një tjetër qytetar shtoi se situata e tyre me qeverinë dhe bashkinë është e ngjashme me Ukrainën dhe Rusinë, ku vetë qytetarët janë ukrainasit dhe politikanët janë rusët që sulmojnë popullin e tyre.

Liza Marku, gruaja e moshuar nga “5 maji” kërkoi që të liroheshin 5 banorët e zonës së saj pasi kundërshtuan dhe u përplasën me forcat e rendit ditën e martë për të mos lejuar prishjen e banesave të tyre. Nga ana tjetër, ajo tha i biri i burgosur vuan nga tensioni dhe nuk i ka bërë parate me drogë dhe krim. Në fund, ajo u kërkoi shqiptarëve që të marrin në dorë fatin e vendit të tyre. Pas Kuvendit, banorët u drejtuan tek Drejtoria e Policisë ku kërkuan lirimin e të afërmeve të tyre.

Çfarë ka ndodhur deri më tani?

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total, në këtë zonë pritet që të preken 430 në total nga projekti i rindërtimit. Ndërsa në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi. Banorët pretendojnë se në të këtë zonë do të ndërtohen edhe kulla dhjetra-katëshe me njësi biznesi dhe qendra tregtare. Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, teksa akuzojnë se në këtë zonë do të ndërtojë Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kërkojnë lirimin e të shoqëruarve, protestuesit zhvendosen tek Drejtoria e Policisë

“E kam djalin e sëmurë në burg”, Liza Marku: Populli të marrë në dorë fatin e Shqipërisë

Protesta para parlamentit, banori i “Kodrës së Diellit”: Ne jemi Ukraina, rusët në Kuvend

Familjarët e saj në burg, gruaja-Lindita Nikollës: Eja më tako 30 sekonda, nuk ju bëjmë gjë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll