Aktualitet

Aksidenti në Vlorë, dy miqtë garë shpejtësie me një makinë tjetër, makina

24 Shkurt 2022, 13:44 Nga DOSJA
Aksidenti në Vlorë, dy miqtë garë shpejtësie me

VLORË – Savjo Dhimojani, 21 vjeçari që humbi jetën dje në Radhimë dhe Ari Canaj miku i tij i plagosur në gjendje të rëndë po kryenin gara shpejtësie me një makinë tjetër. Sipas dëshmitarëve, Dhimojani dhe Cajan po garonin me makinën e tyre “Ford” me një automjet tjetër “BMW”.

Në momentin e marrjes së kthesës, “Fordi” ka rrëshqitur duke dalë nga rruga. Për pasojë, makina u përplas me një shtyllë betoni dhe u nevojit ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë dy të rinjtë nga automjetit. Automjeti “BMW” është larguar nga vendngjarja menjëherë.

Ari Canaj dhe Savjo Dhimojani ishin miq që në fëmijëri. I pari ishte kthyer nga Gjermania dhe një ditë para aksidentit festoi ditëlindjen. Të dy të rinjtë u dërguan në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, por plagët e Dhimojanit ishin fatale duke i marrë jetën. Më pas, Canaj u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore aksident ne vlore

Sondazh

Poll