Aktualitet

Vepra të ndryshme penale, përfundojnë 5 persona në pranga në Tiranë, procedohen 3 të tjerë

24 Shkurt 2022, 13:11 Nga DOSJA
Vepra të ndryshme penale, përfundojnë 5 persona në pranga

TIRANË – 5 persona u arrestuan ditën e sotme në Tiranë për kryerjen e veprave të ndryshme penale ndërsa 3 të tjerë u proceduan. 23-vjeçari R.M. u kap pasi i gjet sasi kokaine.

40-vjeçari E.Q.dhe F.L. 34 vjeç u ndaluan për kryerjen e dhunës në familje. 28-vjeçari E.S. u arrestua për shkak se theu masën “arrest shtëpie” dhe për dhunimin e partneres së tij.

33-vjeçari Eneo Ndoni u kap pasi është dënuar me 9 muaj burg për mashtrim.

U procedua 23-vjeçari F.GJ. për shkak se goditur me grushte një tjetër person me inicialet N.C.

Dy vajza të reja G. S., 22 vjeçe dhe S. F., 25 vjeçe u proceduan pasi kanë lënduar shtetaset T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe,

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Q., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. L., 34 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 28 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, dhe ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin Eneo Ndoni 33 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasit:

– F. Gj., 23 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin N. C;

– G. S., 22 vjeçe dhe S. F., 25 vjeçe, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi për motive të dobëta, gjatë një konflikti, kanë goditur me mjet prerës, shtetaset T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll