Aktualitet

Mbante 4 kg kanabis, 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë, prangoset 32-vjeçari në Vlorë

24 Shkurt 2022, 12:30 Nga DOSJA
Mbante 4 kg kanabis, 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë, prangoset

VLORË – Një 32-vjeçar është prangosur sot nga policia e Vlorës. I riu me inicialet J.SH. u arrestua pasi iu gjet në banesë 4 kg kanabis, 2 kallashnikovë, 1 pistoletë dhe fishekë. Efektivët e rendit kishin marrë më parë informacione në rrugë operative.

Nga ana tjetër, J.SH. do të gjykohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË SË VLORËS:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ice”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë.

Sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak dhe 4 kg kanabis.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “Ice”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi J. Sh., 32 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), municion luftarak dhe 4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. Sh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjeçari arrestohet 32 vjeçari

Sondazh

Poll