Politike

Basha: Komisioni i Inceneratorëve u bllokua me urdhër të Ramës

24 Shkurt 2022, 11:00 Nga DOSJA
Basha: Komisioni i Inceneratorëve u bllokua me urdhër të

TIRANË– Kreu i PD, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit foli për çështjen e inceneratorëve, të cilën e quajti si vjedhjen më të madhe të 30 viteve të fundit. Basha tha se Komisioni Hetimor për Inceneratorët u bllokua me urdhër të Edi Ramës.

“Ju keni vjedhur 430 milionë euro popullit më të varfëruar me keqqeverisje dhe vjedhjen më të madhe të 30 viteve. Këto fakte sot nuk janë më denoncime e para 7 viteve të opozitës, por fakte të zbuluara nga Komisioni Hetimor Parlamentar i cili para syve të shqiptarëve u bllokua me urdhër të Ramës. Paradoksi i dikujt që duhet të ishte nën drejtësi dhe është mbi drejtësinë. PD mbështet hetimet për këtë aferë se ka mbështetjen e taksapaguesve shqiptarë. Zonja e zotërinjt të SPAK, bëni detyrën tuaj, komisioni i ka nxjerrë hapur të gjitha.”-tha Basha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 24 shkurt 2022 lulzim basha seance plenare 24 shkurt 2022

Sondazh

Poll