Politike

‘Socialistët kanë bashkëpunuar me ne’! Nuk thotë emra, Basha: Na furnizuan me dokumente

24 Shkurt 2022, 11:40 Nga DOSJA
‘Socialistët kanë bashkëpunuar me ne’! Nuk thotë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha para mediave sot se disa deputetë socialistë kanë furnizuar PD-në dhe komisionin hetimor per ineneratorët me dokumente zyrtare qe provojne korrupsionin dhe vjedhjen. Ai zgjodhi që të mos përmendte emra, duke thënë se burimi nuk tregohet.

‘A do ketë ndonjë socialist kurajon ta pohojë me votë atë që thotë nën dhëmbë, atë që ua thotë ju, sic na e thonë dhe ne që kjo është një vjedhje e paimagjinueshme që kjo na bën me turp sikundër shumë prej tyre kanë bashkëpunuar deri në nivele të larta duke furnizuar me dokumentet zyrtare që vërtetojnë korrupsionin komisionin hetimor?’- tha Basha.

I pyetur nëse socialistët e kanë bërë, Basha pohoi se po: Po po edhe socialistët e kanë bërë.

Mirëpo ai nuk tregoi asnjë emër po zgjodhi që ti falenderonte.

‘Ju i thoni burimet? Dua ti shpreh mirënjohjen cdo socialisti e socialisteje që e ka bërë këtë, mund të mos jemi dakord për mijëra gjëra, mundem për disa prej tyre të kem si kryetari PD disa cështje fondamentale që na ndajnë përjetë se kanë të bëjnë me pikpamjet tona për mëkatet por për këtë aspekt pavarësisht cili ka qenë motivi, por shpreosj që motivi të jetë ky që jemi njerëz në radhë të parë para se te jemi politikane e deputete, e ta kuptojme cfare i kemi bere ketij vendi, ti marresh 430 milione euro permes nje anetari te bandes se Lushnjes. Mirel Mertiri ka qene anetar i bandes se Aldo Bares.’- tha Basha.

LAJMI KRYESOR: DEKLARATAT/ Basha:Të enjten do arrestohej anëtari i PS-së, Ramës do i çoj cigare në burg

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll