Politike

‘Sulmon’ Tabakun! Spiropali: Kryetarja e Komisionit lexonte SMS, sikur u zgjodh prokurore

24 Shkurt 2022, 11:11 Nga DOSJA
‘Sulmon’ Tabakun! Spiropali: Kryetarja e Komisionit lexonte SMS,

TIRANË – Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali sulmoi n/kryetaren e PD dhe drejtuesen e komisionit hetimor parlamentar të inceneratorëve Jorida Tabakun. Sot në Kuvend Spiropali tha se Tabaku sillej në seancat e komisionit si prokurore dhe lexonte mesazhet që i dërgoni në telefon. Ajo shtoi Partia Socialiste bëri transparencë të plotë në çështjen e aferës së inceneratorëve.

“Keqardhje kur i shikoj të dy, njëri zbret, tjetri ngjitet. Basha ku e gjeni ju guximin të ngirheni dhe të përsërisni të njëjtën kasetë, pasi ai komision duhet të ishte pagëzuar Komisioni i malit që polli disa miush. ju keni gënuyer, mashtruar, u nisët për të nxirë dhe në fakt zbardhët këtë çështje. Faleminderit për ngritjen e komisionit se qytetarët panë dhe dëgjuan. Kryetarja e Komisionit me një vetëkënaqësi në fytyrë thua ishte zgjedhur prokurore, e pamë dje si rrinte me kokë ulur dhe lexonte mesazhet. 10 orë kryeministri, jo se ju detyroheshim ju se ju e keni humbur për ne por ne dhamë shembull, transparencë. Kthehuni disa vite më parë dhe përfytyrojeni kryeministrin të kthejë përgjigje”, tha Spiropali sot në Kuvend.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elisa spiropali seance plenare 24 shkurt 2022 elisa spiropali seance plenare 24 shkurt 2022

Sondazh

Poll