Politike

Komisioni Hetimor përfundoi punën, Basha: PD do ndjekë 2 hapa të tjerë për incineratoret

24 Shkurt 2022, 11:12 Nga DOSJA
Komisioni Hetimor përfundoi punën, Basha: PD do ndjekë 2 hapa

TIRANË– Një ditë pasi Komisioni Hetimor përfundoi punën për inceneratorët, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka njoftuar edhe lëvizjen e radhës. Sipas tij, dy do të jenë hapat që PD do të ndërmarrë, e para është kallëzimi në nivele të tjera dhe e dyta është veprimi politik.

“Ndaj PD do të ecë përpara me dy hapa të tjerë. Hapi i parë do të jetë se nisur nga këto fakte zyrtare të Komisionit Hetimor të vërtetuar, nisur nga provimi përtej cdo dyshimi përfshirjes i zyrtarëve të lartë, do të kalojmë nga plani i kallëzimeve të inceneratorëve, tani do të veprojmë në nivele të tjera të kallëzimeve penale. SPAK vepron me iniciativë, ndërsa në këtë rast kjo është një provë më shumë. Do kalojmë në veprime konkrete që SPAK të verojë për çdo individ që është i përfshirë në këtë aferë korruptive. Ka edhe një pjesë politike që lidhet me faktin që Komisioni Hetimor ka provuar dhe ka nxjerrë mbi ujë se pengesa kryesore për zbardhjen e kësaj afere është qeveria dhe Kryeministri. Ose drejtësia do të marrë masa duke larguar nga pozicionet drejtuese dhe duke marrë të pandehur që komisioni i ka nxjerrë si pjesëmarrës në këtë aferë, ose nëse drejtësia nuk e bën këtë, padiskutim është koha që do të ndërmarrë hapa të tjera për të cilat ne do t’ju mbajmë të azhornuar”, u shpreh Basha për mediat.

LAJMI KRYESOR: DEKLARATAT/ Basha:Të enjten do arrestohej anëtari i PS-së, Ramës do i çoj cigare në burg

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll