Politike

Mijëra protestues në shesh, zbulohet se ku ndodhet kryeministri Edi Rama

21 Shkurt 2019, 09:32 Nga DOSJA
Mijëra protestues në shesh, zbulohet se ku ndodhet kryeministri Edi

Prej disa minutash ka nisur edhe protesta e opozitës para Kuvendit. Mijëra qytetarë kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama dhe shprehet se djegia e mandateve nga ana e opozitës është një veprim i duhur. 

Dosja.al  mëson se kryeministri Edi Rama ndodhet te Kryesia e Kuvendit. Kryeministri po zhvillon një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin dhe njëkohësisht ka anuluar edhe turin e tij në Gjirokastër në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Duhet të themi se një ditë më parë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi anulloi seancën e sotme pelnare me arsyetimin se në protestë mund të ketë tensione. 

Për protestën e sotme Basha u shpreh se Parlamenti ka rënë dhe sot mandatet e deputetëve do i kthehen popullit.   (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta 16 shkurt edi rama protesta 16 shkurt

Sondazh

Poll