Politike

Protesta/ Hahn dhe Mogherini thirrje kundër dhunës: Politika të dialogojë

21 Shkurt 2019, 09:52 Nga DOSJA
Protesta/ Hahn dhe Mogherini thirrje kundër dhunës: Politika të

TIRANE-Paralelisht me protestën që është zhvilluar nga opozita para Parlamentit, (Lexo këtu), një tjetër reagim i fortë ka ardhur nga ndërkombëtarët.

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini dhe komisioneri Johannes Hahn, kanë paralajmëruar opozitën se djegia e mandateve dëmton integrimin e Shqipërisë.

Ata shprehen se janë pro protestës por dënojnë çdo akt dhune dhe çdo deklaratë që nxit dhunën nga liderët politikë.

Ata bëjnë thirrje për diskutime mes qeverisë dhe opozitës. “Ne po ashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.”, shprehet Mogherini dhe Hahn.

Deklarata e përbashkët

Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por ne fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë.

Për më tepër, vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të zhvillohen, e jo të bojkotohen.
Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat nxitëse.
Ne po ashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

(J.V/F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike federica mogherini johannes hahn protesta e opozites 21 shkurt 2019 qëndrimi i ndërkombëtarëve federica mogherini johannes hahn protesta e opozites 21 shkurt 2019 qëndrimi i ndërkombëtarëve

Sondazh

Poll