Politike

Lënia e mandateve/ Spiropali sulmon Berishën: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist

21 Shkurt 2019, 06:41 Nga DOSJA
Lënia e mandateve/ Spiropali sulmon Berishën: Komunisti më i zi

Për herë të parë në historinë e pluralizmit partiak në Shqipëri, opozita e vendit ka djegur mandatet e saj duke e lënë vendin vetëm me maxhorancë.

Këshilli Kombëtar i PD-së vendosi unanimisht “pro” vendimit të djegies së mandateve të opozitës dhe aleatëve. Vendimit për djegien e mandateve iu bashkua edhe LSI-ja dhe partitë e tjera aleate. (lexo këtu)

Ministrja për Shtetin për Marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar ndaj vendimit të opozitës për lënien e mandateve.  Teksa ka publikuar edhe shkresën e Berishës që ka firmosur lënien e mandatit, Spiropali shprehet: “Duke e parë këtë copë letër m’u kujtua i pavdekshmi Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! E lehtë rruga e lënë rrugëve Sali!”

Reagimi i plotë:

Asnjë kënaqësi për këtë dorëzim të një opozite që pasi humbi zgjedhjet duke qenë në qeveri, humbi edhe debatin në Kuvend – megjithëse mori më shumë minuta se sa shumica qeverisëse dhe paçka se lideri që s’u bë kurrë gëzoi të drejtën e të njëjtave minuta si kryeministri!

Por e pamundur ta fsheh sidoqoftë ndjesinë jo të keqe që më krijoi kjo fletë dorëzimi e bustit të shërbëtorit të Byrosë Politike, në këtë datë të shënuar bustesh të rrëzuara.

Duke e parë këtë copë letër m’u kujtua i pavdekshmi Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! E lehtë rruga e lënë rrugëve Sali!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali lenia e mandaeve te deputeteve sali berisha elisa spiropali lenia e mandaeve te deputeteve sali berisha

Sondazh

Poll