Politike

Djegia e mandateve/ Opozitarët që firmosën dorëheqjen (Emrat+Dokumenti)

20 Shkurt 2019, 17:25 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Opozitarët që firmosën dorëheqjen

TIRANË–Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme. Në foton e publikuar nga Dosja.al shihet firma që Salianji ka vendosur në formularin përkatës.

Pas Salinjit edhe deputetja Grida Duma është fotografuar teksa firmos dorëheqjen e saj. (Lexo këtu)

Po ashtu Dosja.al ka siguruar edhe dokumentin e firmosur nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj. 

Këtij vendimi i janë bashkëngjitur edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe lideri historik i të djathtës, ish-kryeministri Sali Berisha. 

Ndërkohë që ka firmosur dorëheqjen nga mandati isaj edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. (Lexo këtu)

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, vendosi sot në mënyrë unanime për djegien e mandateve. Lulzim Basha në një deklaratë për mediet, u shpreh se se ishte populli ai që e dha mesazhin për opozitën dhe se ai bashkë me deputetët e tjerë iu bindën atij. 

(k.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites enkeled alibeaj ervin salianji grida duma keshilli kombetar i pd djegia e mandateve te opozites enkeled alibeaj ervin salianji grida duma keshilli kombetar i pd

Sondazh

Poll