Politike

“U rrëzua busti i dytë”, Braçe ironizon dorëheqjen e Berishës

21 Shkurt 2019, 09:11 Nga DOSJA
“U rrëzua busti i dytë”, Braçe ironizon

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka firmosur dje një dokument, përmes të cilit opozita pretendon dorëheqjen nga posti i mandatit.

Por ky vendim është komentuar me ironi nga zv. kryeministri Erion Braçe, i cili shprehet se ky ishte një 20 shkurt i dytë. Sipas Braçes pas rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, dje u shemb dhe busti i dytë.

20Shkurt sërish; IKU DHE BUSTI I FUNDIT!Sali Berisha me një makinë dhe dy duar të ndryshme, ikën nga Kuvendi! Por s’ka mbaruar akoma; DrejtësiTani“, shkruan Braçe.

#20Shkurt serish;#IKU DHE BUSTI I FUNDIT!

Sali Berisha me nje makine dhe dy duar te ndryshme, iken nga Kuvendi!

Por ska mbaruar akoma;#DrejtesiTani https://t.co/MjsnvyKzrA

— Erion Brace (@ErionBrace) February 21, 2019

Ish-kryeministri Sali Berisha ka firmosur dorëheqjen ditën e djeshme, duke dorëzuar mandatin e deputetit. (Lexo këtu) Pas dorëheqjes së Berishës dhe Bashës u bashkuan dhe deputetë të tjerë, të cilët i janë bindur vendimit unanim të dalë nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve doreheqja e berishes erjon brace sali berisha djegia e mandateve doreheqja e berishes erjon brace sali berisha

Sondazh

Poll