Politike

Protesta, Ruçi anulon seancën parlamentare: Pushteti nuk merret me kërcënime

20 Shkurt 2019, 13:33 Nga DOSJA
Protesta, Ruçi anulon seancën parlamentare: Pushteti nuk merret me

TIRANË– Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ditën e sotme ka mbajtur një deklaratë për mediat ku anuloi seancën plenare të Kuvendit që ishte planifikuar të mbahej ditën e nesërme.

Në një konferencë për mediat Ruçi u shpreh se duke pasur parasysh informacionet e organeve dhe thirrjet e ndërkombëtarëve ka vendosur të mos zhvillojë seancën e datës 21, ditën e enjte.

Fjala e plotë e Gramoz Ruçit

Po ndjek me shumë shqetësim veprimet politike të opozitës pas protestës dhe vendimit të grupeve të PD dhe LSI-së për djegien e mandateve. Së treti po ndjek me vëmendje vendimin për përgatitjen e opozitës për protestën e datës 21 shkurt pranë Kuvendit në të njëjtën orë dhe datë me zhvillimin e seancës.

Për të treja këto do të kërkoja, pasi jemi dëshmitarë të një momenti acarimi politik, që i ka kushtuar shumë vendit. Pamjet e trishtueshme të dhunës, bënë xhiron e botës. Kush ka bërë plane për të ardhur për pushime në verë në Shqipëri është stepur. Ato pamje nuk janë aspak inkurajuese aspak për investitorët. Jo gjithcka që ndodhi ishte për t’u hedhur poshtë, janë të përshëndetur ata që protestuan paqësisht dhe policët. Qëllimi aspak ogur mirë i nxitësve të dhunë nuk u përmbush, institucionet u mbrojtën dhe asnjë protestues nuk u lëndua.

Kjo situatë cënon edhe negociatat, që negociatat të vendosen në pikëpyetje kjo është e kuptueshme për ne nga të tjerët, por të vendosen për qëndrimet politike brenda vendit është e pajustifikueshme. Vlerësoj angazhimin e ndërkombëtarëve. Jam shumë i shqetësuar për këtë situatë. Nuk do të doja kurrë realizimin e skenarin të opozitës, për djegien e mandateve, pasi një opozitë që vetëvritet politikisht i bën dëm shumë të madh vendit. Mesazhet e djeshme të SHBA dhe BE më kanë lënë shijen e hidhur të kësaj të vërtete.

Kjo është një kamikazllëk politik dhe dëmton rëndë mjedisin politik. Ultimatumet nuk janë demokratike, pushteti nuk merret në tavolinë. Opozitë më të garantuar për lirinë e shprehjes së kjo e sotmja nuk ka pasur. Që opozita të synojë pushtetin në tavolinë nuk është normale, si mundet opozita të kërcënojë parlamentin dhe të organizohet për ta dhunuar, të braktisë detyrën dhe të lerë zgjedhësit e saj pa zë, si mundet që të pretendojë që debati të zhvillohet në rrugë dhe me mjetet e rrugës.

Opozita është përgjegjëse vetë për veprimet dhe mos veprimet e veta. Nëse vendo ti bjerë murit me kokë dhe merr përsipër tërë pasojat me idenë se do të ndalë reformat duke filluar nga ajo në drejtësi, kjo është ekskluzivitet e saj. Shumica ka detyrë të mbrojë stabilitetin e vendit. Duke pasur parasysh informacionet e organeve dhe thirrjet e ndërkombëtarëve ftoj kolegët, të më mirëkuptojmë për të mos e zhvilluar seancën e datës 21, ditën e enjte.

Kjo deklaratë vjen një ditë para protestës së opozitës së paralajmëruar nga lideri Lulzim Basha, e cila pritet të zhvillohet në të njëjtën orë me nisjen e seancës plenare. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ambasadat e SHBA, Gjermani dhe delegacioni i BE-së kanë kërkuar nga mazhoranca që të anulohet seanca e parashikuar për nesër.

Ndërkohë, theksojmë se jemi në një situatë të jashtëzakonshme politike, pasi Partia Demokratike vendosi para dy ditëve që të djegë mandatetet e saj në parlament. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites gramoz ruci protesta e opozites 21 shkurt seanca plenare 21 shkurt 2019 djegia e mandateve te opozites gramoz ruci protesta e opozites 21 shkurt seanca plenare 21 shkurt 2019

Sondazh

Poll