Politike

Djegia e mandateve, Veliaj: Kanë dy vite që s’votojnë, s’ka paralizë

21 Shkurt 2019, 08:03 Nga DOSJA
Djegia e mandateve, Veliaj: Kanë dy vite që s’votojnë,

TIRANË- Paralajmërimi i Partisë Demokratike se edhe këshilltarët e saj në njësitë vendore, do japin dorëheqje, ka sjellë dhe reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Veliaj shprehet se këshillatët e djathtë kanë 2 vite që nuk shkojnë në Këshillin Bashkiak të Tiranës për të votuar vendime të rëndësishme për qytetarët dhe sipas tij puna ka vijuar pa u bllokuar.

Do i djegin per dy muajt e mbetur? Çudi! Ata kane dy vjet qe s’vijne ne keshillin e @Bashkia Tirane dhe toka ka vazhduar te rrotullohet rreth diellit pa noj sekelldi, le me paralize!

Do i djegin per dy muajt e mbetur? Çudi! Ata kane dy vjet qe s’vijne ne keshillin e @BashkiaTirane dhe toka ka vazhduar te rrotullohet rreth diellit pa noj sekelldi, le me paralize! ?? https://t.co/2YETV4bEXm

— Erion Veliaj ?‍♂️?⚽️?? (@erionveliaj) February 20, 2019

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, vendosi ditën e djeshme në mënyrë unanime për djegien e mandateve. Lulzim Basha në një deklaratë për mediet u shpreh se ishte populli ai që e dha mesazhin për opozitën dhe se ai bashkë me deputetët e tjerë iu bindën atij. Vendimit të djegies së mandateve iu bashkua edhe LSI-ja.(Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve erion veliaj keshilltaret e djathte djegia e mandateve erion veliaj keshilltaret e djathte

Sondazh

Poll