Politike

Berisha denoncon: Ramës po i dridhen leqet e këmbës, mesazhi që po i shpërndahet administratës

21 Shkurt 2019, 08:28 Nga DOSJA
Berisha denoncon: Ramës po i dridhen leqet e këmbës, mesazhi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, në të cilën thuhet se të enjten në qytetin e Vlorës do të ketë kontrolle nga drejtuesit nëpër institucione për të parë nëse ka mungesa ose jo në punë ditën e sotme. 

Sipas denoncuesit kjo bëhet për të shmangur çdo pjesëmarrje në protestë nga ana e punonjësve të administratës.

Pritet që në orën 10:00 të kësaj të enjte të nisë protesta e dytë e opozitës për këtë vit e cila do të zhvillohet para godinës së Parlamentit. (lexo këtu)

Denoncimi te Berisha: 

Kakistokracise po i dridhen leqet e kembes!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema doktor. Ketu ne vlore pushtetarve ju ka hyre frika ne palce dhe po u bejne presion punonjesve te institucioneve ne vlore se kane frike mos shkojne ne miting neser.Ky esht mesazhi qe pa ju dergojne te gjithe punonjesve:

“Mirembrema. Ju kerkoj ndjese per orarin.neser do te kete kontroll nga institucionet qe jemi ne varesi. Keshtuqe sduhet te kete vonesa ne 8.00 te gjithe te jene prezent.lajmeroni vartesit naten* teksti ky.”

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta 21 shkurt 2019 sali berisha protesta 21 shkurt 2019 sali berisha

Sondazh

Poll