Politike

Protesta e opozitës/ Ambasada Amerikane: Protestoni paqësisht, refuzoni dhunën!

21 Shkurt 2019, 07:50 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Ambasada Amerikane: Protestoni paqësisht,

TIRANE- Për protestën e sotme të opozitës ka reguar Ambasada Amerikane në vendin tonë, e cila iu bën thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht dhe që forcat e policisë të tregohen të përmbajtura. 

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtura.”, shkruhet në reagimin e ambasadës. 

Pas vendimit të opozitës se ditën e sotme do të zhvillohet protesta kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi anulloi senacën e plenare të kësaj të enjte. Në një konferencë për mediat Ruçi u shpreh se ‘duke pasur parasysh informacionet e organeve dhe thirrjet e ndërkombëtarëve u vendos të mos zhvillohet seanca e datës 21, ditën e enjte”. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër aksioni opozitar vazhdon. Deputetë e PD-së dhe LSI-së firmosën dje djegien e mandateve. (Lexo këtu) Duhet të themi se është hera e parë në historinë e vendit tonë që deputetët djegin mandatet e tyre.

Nga kryeministri Edi Rama ende nuk ka një reagim pas firmosjes deputetëve të opozitës për lënien mandateve.

(J.V/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada amerikane protesta e opozites 21 shkurt 2019 ambasada amerikane protesta e opozites 21 shkurt 2019

Sondazh

Poll