Politike

PD: Lidhja e vetme e Ramës me Shkodrën është Non Grata, i ka lënë në dorë gjithçka Doshit

23 Shkurt 2022, 18:21 Nga DOSJA
PD: Lidhja e vetme e Ramës me Shkodrën është Non Grata, i ka

SHKODËR- Partia Demokratike ka deklaruar se lidhja e vetme e kryeministri Edi Rama me Shkodrën është non grata, duke nënkuptuar këtu Tom Doshin. Me anë të një postimi në Facebook, PD shkruan se Rama i ka dorëzuar Doshit çelsat e qeverisjes së Shkodrës. Sipas PD-së në Shkodër Doshi vendos se kush hyn në punë apo kush merr tendera.

Postimi i Plotë:

Lidhja e vetme e Ramës me Shkodrën është Non Grata – Tom Doshi. Edi Rama i ka dorëzuar Tom Doshit çelësat e qeverisjes së Shkodrës. Tom Doshi vendos, kush hyn në punë, kush bëhet shef dhe drejtor, kush merr tendera, kush bëhet deputet e së fundmi, siç e thotë dhe vetë, kush kandidon për kryetare bashkie.

Edhe pse i shpallur Non Grata nga SHBA, Edi Rama e ka emëruar Tom Doshin si drejtues politik dhe shef të fushatës së kandidates së PS-së në Shkodër. Edi Rama bëri sikur e largoi Tom Doshin pas shpalljes Non Grata, po çdo shqiptar e di, e më shumë se kushdo tjetër socialistët shkodranë, e dinë se pa miratimin e Tom Doshit nuk bëhet asgjë. Edi Rama nuk ndahet nga Non Gratat, të korruptuarit dhe kriminelët. Sepse pa ta, ai, asnjë ditë nuk do të qëndronte në pushtet.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama pd tom doshi edi rama pd tom doshi

Sondazh

Poll