Sport

Nga 10.000 në 50 milionë euro, kush e zbuloi yllin e ri katalanas…

23 Shkurt 2022, 09:10 Nga DOSJA
Nga 10.000 në 50 milionë euro, kush e zbuloi yllin e ri

SPANJE – Barcelona dhe Gavi po negociojnë për momentin zgjatjen e kontratës së mesfushorit të talentuar, për të larguar sirenat e Premier Leagues, që po i turbullojnë mendjen.

Klubi “blaugrana” synon të rrisë kluazolën e largimit, që aktualisht është 50 milionë euro, një shifër “modeste” për një lojtar që po bën gjëra të mëdha në një moshe kaq të re.

Afrimi i tij te Barcelona dhe rritja deri në këtë pikë sa të kushtojë me dhjetëra milionë euro është një sukses i jashtëzakonshëm i klubit dhe nënshkrimi i tij ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm.

Sipas “El Mundo Deportivos”, Gavi ka kushtuar vetëm 10 mijë euro, shifër që u pagua për ta shkëputur nga akademia e Betisit në vitin 2015, kur ishte vetëm 11 vjeç.

“Meritë absolute e drejtuesve Jordi Roura dhe Aureli Altimira, arkitektë autentikë të akademisë së Barçës, që Xavi po e gëzon tani”,- deklaroi Cris Cubero, gazetari që ka dha këtë informacion.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona gavi katalanas barcelona gavi katalanas

Sondazh

Poll