Sport

Goli i Vlahovic ‘gënjen’ Juven, Villareal barazon me Parejon, Chelsea nuk e diskuton Lille

22 Shkurt 2022, 22:00 Nga DOSJA
Goli i Vlahovic ‘gënjen’ Juven, Villareal barazon me Parejon,

EUROPË-Kanë përfunduar dy takimet e Champions League. Sfida mes Villarreal-it dhe Juventus-it nisi me gol. Në fakt, lojtarëve të Massimiliano Allegri-t u kanë mjaftuar vetëm 31 sekonda për të tundur rrjetën.Një gol që është realizuar nga Dusan Vlahovic, në debutimin e tij në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.Sulmuesi ka marrë një pasim të saktë nga Danilo dhe ka arritur të shënojë me një goditje spektakolare.

 

Villareal kërkoi të hynte në lojë dhe provoi fillimisht me Lo Celson në minutën e 13’, por pa mundur të shënonte, ndërsa Danjuma brenda zonës së Juventusit nu kia del të shënojë. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 66’ Dani Parejo do të barazonte shifrat. Capoue jep një asist fantastic me mbrojtjen e Juventusit që u befasua dhe mesfushori goditi menjëherë duke çuar topin në rrjetë.

Pavarësisht se Villareal kërkoi golin e dytë nuk ia doli të shënonte. Përfundon në barazim 1-1 ndeshja e parë në Spanjë, ku gjithçka do të vendoset në “Allianz Stadium” të Torinos. Në takimin tjetër, Chelsea fiton ndaj Lille me shifrat 2-0 dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt raundit tjetër. Golat e takimit u shënuan nga Havertz në minutën e 8’ dhe Pulisic në minutën e 63’.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league juventus champions league juventus

Sondazh

Poll