Sport

Trajneri indinjohet, Tottenham ‘i qep gojën’ Contes: “Nuk mund të flasësh më italisht!”…

23 Shkurt 2022, 06:01 Nga DOSJA
Trajneri indinjohet, Tottenham ‘i qep gojën’ Contes: “Nuk

ANGLI –Në prag të ndeshjes ndaj Manchester Cityt, Antonio Conte i rikthehet polemikës që ndezi intervistën e tij pak ditë më parë për “Sky Sport” në gjuhën italiane. “Më pyetën nëse isha i lumtur pas merkatos dhe jam, thashë se klubi bëri më të mirën, – fjalët e trajnerit nga Apeninet.  

Kemi huazuar 4 lojtarë që kanë kushtuar shumë, por numerikisht mund të jemi pak më të dobët si skuadër tani. Pastaj thashë se me Kulusevski dhe Bentancur jemi më të kompletuar, nuk e kuptoj pse dikush dëshiron të krijojë probleme…  Nuk është diçka që më ka ndodhur vetëm mua, kam lexuar histori në e kaluara për këtë klub që ka patur problemet mes trajnerit dhe presidentit.

Presidenti i njeh shumë mirë mendimet e mia, nuk është e rëndësishme për mua të shkoj të flas me mediat. Mund të flas drejtpërdrejt me të. Më falni, por u mërzita pak nga kjo situatë. Klubi tani nuk dëshiron që unë të flas për mediat italiane, sepse përkthimi mund të krijojë keqkuptime në lidhje me atë që unë mendoj”. 

Gjatë konferencës për shtyp, ish-trajneri i Interit, Antonio Conte, u fut në më shumë detaje teksa tha: “Në atë rast me Interin po flisnim për fitimin e kampionatit, sepse të mos harrojmë, që jam mësuar të luftoj për të fituar kampionatin. Në këtë rast më pyetën për Champions League dhe unë thashë, se duhet ta ndjeja mundësisë për të luftuar për një vend në të, – shpjegoi ai.

Unë argëtohem me Tottenham, më pëlqen të punoj me këta lojtarë, kështu kam thënë gjithmonë. Kanë mbetur edhe katër muaj deri në fund të këtij sezoni, duhet të bëjmë maksimumin për të përfunduar në vendin më të mirë të mundshëm në këtë kampionat. Do të shohim”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 52-vjeçari antonio conte i tottenham antonio contes në premier league në prag të ndeshjes ndaj manchester cityt 52-vjeçari antonio conte i tottenham antonio contes në premier league në prag të ndeshjes ndaj manchester cityt

Sondazh

Poll