Sport

Barça këmbëngul për Kessie, por synon të shmangë ankandet apo komisionet astronomike…

23 Shkurt 2022, 08:56 Nga DOSJA

ITALI – Nuk është mister që Franck Kessie është objektivi numër një i merkatos së Barcelonës. Fakti që kontrata e tij skadon në qershor dhe mund të merret si një transferim i lirë, i bën katalanasit që kanë kufizime të konsiderueshme ekonomike të joshen prej tij.

Sipas “Mundo Deportivo”, ‘blaugranët’ e kanë vënë atë në krye të dëshirave të tyre, për një mesfushor që nuk ka lojtarë me ato karakteristika, pa qenë megjithatë të gatshëm të marrin pjesë në ankande për pagat me klube të tjera (për shembull ato të Premier League, si Tottenham), apo edhe për të paguar komisione të ekzagjeruara.

Me siguri mesfushori i Milanit nga Bregu i Fildishtë do të kërkojë një bonus transferimi për kalimin e tij falas në një klub të ri, por në çdo rast nuk do të jenë shumë para, nëse mendoni për vlerën e tij në treg, që sipas “transfermarkt” është rreth 45 milionë euro.

Parametër i llogaritur, duke vlerësuar cilësitë teknike dhe moshën, 25 vjeç, që presupozon vite të tjera futbolli të nivelit të lartë. Një lloj investimi i sigurt edhe për të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport franck kessie merkatos së barcelonës mesfushori franck kessie rinovimi i franck kessie franck kessie merkatos së barcelonës mesfushori franck kessie rinovimi i franck kessie

Sondazh

Poll