Sport

Inter, Lautaro dhe Handanovic nën akuzë, tifozët bëjnë veprimin e papritur në stërvitje

23 Shkurt 2022, 11:57 Nga DOSJA

ITALI– Vetëm një pikë në tre ndeshje në kampionat dhe humbja kundër Liverpool kanë dëmtuar disi sezonin e Interit dhe kështu ultrasit e klubit zikaltër (Curva Nord) kanë dhënë mbështetjen e tyre për të ndihmuar skuadrës të dalë nga ky moment.

Këtë mëngjes, pas mbërritjes së tyre në Appiano Gentile, lojtarët e Inzaghit gjetën disa pankarta në hyrje të qendrës stërvitore  për të inkurajuar ekipin dhe në veçanti Handanovic dhe Lautaro, dy lojtarët që po kalojnë një moment të keq.

“Samir mos u shqetëso nga ata, tifozët janë me ty” ishte pankarta kushtuar portierit. Inzaghi ka nevojë për Handanovic ashtu edhe për Lautaro Martinez i cili nuk shënon prej shtatë ndeshjes në kampionat. Tifozët janë në krah të tyre dhe ua kanë treguar këtë. “Me forcë fitohen betejat, me karakter fitohet lufta”, shkruhej në njërën prej tyre çka bën apel që skuadra të tregojë karakterin e saj në këto momente të vështira dhe të rikthehet te fitoret.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport handanovic inter lautaro martinez handanovic inter lautaro martinez

Sondazh

Poll